Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut është themeluar në mbledhjen e 57-të të Qeverisë më 6 mars 2018 si institucion kombëtar i kulturës shqiptare.
Fillimet e para të konsolidimit të tij nisën me shpalljen e audicionit për pranimin e stafit artistik në maj të vitit 2019. Në këtë audicion, përzgjedhja e artistëve u bë nga emra kompetentë të muzikës shqiptare nga të gjitha trevat tona dhe në bazë të vlerësimeve të tyre u përzgjodhën artistët aktual që përbëjnë: sesionin e valles prej 20 vallëtarëve, formacionin orkestral prej 9 instrumentistëve dhe sesionin vokal prej 8 solistëve.
Koncerti i parë me program dhe kapacitet vetanak por i punuar edhe me angazhim të koreografëve dhe muzicientëve më të mirë shqiptar është mbajtur me 16 nëntor 2019 në Tetovë, në prani të qindra spektatorëve.
Në këtë ansambël funksionon edhe sektori administrativ që numëron 10 të angazhuar.
Drejtor i ansamblit shtetëror të këngëve e valleve shqipe në R.M.V me mandat 4 vjeçar, nga 13 nëntori 2019 është zgjedhur tenori dhe artisti i njohur mbarëshqiptar Shkodran Tolaj.