ANSAMBLI NACIONAL SHQIPTAR
НАЦИОНАЛЕН АЛБАНСКИ АНСАМБЛ
ALBANIAN NATIONAL ENSEMBLE
Menu
Ansambli Shtetëror Shqiptar në bashkëpunim me Guga Production, KLAN plus dhe KLAN Macedonia me datë 25 qershor Ora: 20:30 sjellin spektaklin “SHËN TEREZA shqiptarja e gjithë botës” në SHKUP në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Maratona e paraqitjeve të Ansamblit shtetëror shqiptar vazhdon me prezantim tjetër të rëndësishëm në Shkup! Spektakli “SHËN TEREZA shqiptarja e gjithë botës”, ideuar nga producenti Sokol Guga, me një skenografi gjigande nga Bashkim Zahaj, do të sjellë ish presidentët e Kosovës e Shqipërisë por dhe figura të shquara të kulturës, politikës, shkencës, diplomacisë aktuale nga rajoni e Diaspora! Ky spektakël me drejtues artistik drejtorin e ansamblit Shkodran Tolaj do të sjellë në Teatrin e Operës dhe Baletit artistë me renome. Ansambli shqiptar do të ketë nderin të paraqitet me program të përzgjedhur artistik në këtë spektakël të përmasave të mëdha televizive!

Ftesat mund ti gjeni tek zyrat e ansamblit në Shkup. Info. +389 70808125
AL MK EN